GOSS-BIZ 20 Nëntor 2022, 14:39

Nga shtëpia që ju dhurua në "Big Brother" tek marrëdhënia e fëmijeve me ish-bashkëshortin, Arjola Demiri i zbulon të gjitha

Nga shtëpia që ju dhurua në "Big Brother" tek

Në një intervistë të disa javëve më parë, Arjola Demiri foli për "temën" për të cilën publiku është më së shumti kurioz pas daljes nga "Big Brother", shtëpinë që ju dhurua e ku mund të qëndronte bashkë me fëmijët e saj. Në "Pardon My French" në Top Albania Radio aktorja u shpreh kështu:

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë, edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”

Ndërkohë e pyetur së fundmi sërish për shtëpinë, në një bisedë me ndjekësit në Instagram, ajo nuk ndau vetëm informacione në lidhje me projektin e ndërtesave ku do të jetë apartamenti i saj, por edhe foto. Sigurisht, duke mos harruar të falenderojë "Top Median" dhe producentet e reality show-t që ja bënë të mundur dhuratën.

Nga shtëpia që ju dhurua në "Big Brother" tek

Nga shtëpia që ju dhurua në "Big Brother" tek

E nëse për shtëpinë mund të rrini tashmë të qetë, në këtë bisedë në InstaStory, Arjola nuk nguroi t'i përgjigjet edhe pyetjeve për ish-bashkëshortin, teksa tregoi se si i ka marrëdhëniet ai me fëmijët e tij. Këtë Demiri e bëri duke ndarë disa mesazhe private që ai ka bërë me djalin e tyre, ku tregohet edhe raporti i mirë që kanë bashkë. 

Nga shtëpia që ju dhurua në "Big Brother" tek

/News31