Nga raporti me Sylvinho-n tek gjendja e lojtarëve pas ndeshjes me Ukrainën, Lenida Halilaj tregon gjithçka!
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia dhe specialistja e PR dhe marketingut në Kombëtare, Lenida Halilaj. Ajo ka zbuluar se si është gjendja e lojtarëve pas ndeshjes së mbrëmjes së kaluar ku Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 1-2 në Tiranë nga Ukraina dhe në sezonin e ri të Nations League do luajë në Ligën C, duke e mbyllur Grupin B1 me shtatë pikë në vendin e fundit.
Teknikisht ne ishim në lojë për të qenë në vendin e parë, nëse do të kishte pasur një rezultat tjetër mund të kishim luftuar për vendin e parë që do të na ngjiste automatikisht në Ligën A. Nga ana tjetër përfunduam duke qenë në vendin e fundit nuk është se jemi ende në garë për të bërë play off ose play out ku mund të kishim edhe shanse të tjera. Kur ti ke vendosur pritshmëri të larta dhe më pas ato nuk i arrin edhe nga faktorë të ndryshëm që çdokush dëshiron që të japë kontributin e vet por ti nuk është se e riluan dot nga e para por i kam parë me të vërtetë shumë të mërzitur.
Si ka arritur Lenida deri këtu duke qenë se karriera e saj ka nisur si psikologe më pas në studio të ndryshme televizive duke diskutuar rreth sportit tani specialiste e PR dhe marketingut në Kombëtaren tonë?
Unë gjithmonë kam qenë tifoze e futbollit. Emisionet sportive kanë filluar gjatë Europianit të 2020. Më pëlqente, po e shijoja shumë këtë pjesë edhe vazhdimisht nëpër emisione sportive rastisja edhe me persina nga Federata dhe kam njohur persona që ishin vazhdimisht të ftuar. Mu bë ftesa dhe e mendova, unë po shkoja edhe në stadiume dhe në emisione dhe thashë të provoja një dimension pak më ndryshe. Edhe psikologjia është shumë e bukur unë edhe e aplikoj normalisht sepse merrem edhe me terapi dhe ndërkohë jam edhe në Fakultetin e Shkencave sociale si pedagoge. Por thashë të shikoja veten në një dimension tjetër.
Lenida ka treguar gjithashtu edhe çfarë ndodh gjatë pushimit mes ndeshjes mbrëmjen e kaluar pasi rezultati nuk ishte në favorin tonë.
Sylvinho duket i qetë edhe i dashur por që ka momentet e tij dhe patjetër që ka shumë grind edhe mundohet t’i motivojë. Gjithmonë mban një fjalim në 15 minutat e pushimit dhe më pas edhe në mbyllje të ndeshjes. Zakonisht në varësi të rezultatit edhe toni i zërit ndryshon. Mban gjithmonë një fjalim për t’i motivuar ose dhe falenderuar.