GOSS-BIZ 4 Gusht 2022, 15:12

Nga problemet me shëndetin te kujtimet e vështira të fëmijërisë, Ermal Meta: "Nuk do ta fal kurrë babanë tim"

Nga problemet me shëndetin te kujtimet e vështira të

Para pak ditësh kantautori i njohur Ermal Meta,  informoi ndjekësit që duhej të anulonte disa prej aktiviteteve për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore (lexoni Ermal Meta në gjendje jo të mirë shëndetësore, nga çfare vuan artisti shqiptar).

Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për "Oggi" ku ka folur për situatën e tanishme dhe është kthyer pas në kohë, te jeta në Shqipëri dhe marrëdhënia me të atin.

I pyetur për gjendjen shëndetësor, ai tha: "Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese".

Meta ka folur dhe për jetesën 13 vjeçare në Shqipëri në kohën e regjimit komunist.

“Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej. Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”