GOSS-BIZ 7 Nëntor 2024, 13:43

Nga prania e Elvanës në serial tek “vonesat” e Romeos, producentja Jokansa Kuqi ndan detaje nga "Tenxherja Kapakun"!

Nga prania e Elvanës në serial tek “vonesat” e Romeos,

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” ditën e djeshme me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë Jokansa Kuqi, producentja e serialit “Tenxherja Kapakun”, i cili jepet ekskluzivisht në ekranin e Top Channel çdo të shtunë, në orën 19:00.

Ky projekt ka pasur shumë sukses në 30 vende të botës dhe momentalisht po jepet edhe në Shqipëri. Si ndihet ajo për realizimin e serialit, ku skenariste dhe regjisore e tri episodeve të para ka qenë edhe Dalina Buzi?

Realisht Dalina ka qenë një mbështetje shumë e madhe për serialin “Tenxherja Kapakun”, duke filluar që nga pjesa e regjisë. Duke qenë se unë pata një keqkuptim dhe nuk shkoi ashtu siç duhej me një nga regjisorëtm isha me të thënë të drejtën në një moment shumë kritik, sepse pa regjisor nuk ke se çfarë të bësh. Ishin vetëm 48 orë dhe isha në një moment aq kritik, aq sa kisha bërë edhe një shkrim që t’i thoja stafit faleminderit shumë që ishit pjesë, etj. Realisht ky serial nuk do të bëhej, sepse ishin 48 orë dhe unë nuk kisha regjisor. Ne kishim bërë të gjithë kalendarin e projektit, kishte ardhur i gjithë ekipi, madje edhe drejtori i fotografisë nga Turqia. Elvana me kalendarin e vet për t’u koordinuar edhe pjesën e koncerteve normalisht. Romeo me projektet e veta. Pra, duhej patjetër të xhirohej atëherë kur ishte caktuar të bëhej dhe rastësisht ishte Dalina aty.

Xhirimet e këtij projekti kanë përfunduar, të cilat kanë zgjatur përgjatë 5 muajve, duke realizuar me sukses 17 puntata. E pyetur sesa kimi kanë pasur Elvana dhe Romeo, ajo u përgjigj:

Kanë shumë kimi. Një ndër gjërat më të rëndësishme në këtë serial dhe kryefjala është që çifti duhet që patjetër të ketë shumë kimi. Nëse nuk ka kimi, atëherë nuk aprovohet. Domethënë që jo të nisësh xhirimet, por që patenta thotë që nuk është në rregull ky çift, nuk ka kimi dhe nuk bëhet. Janë të dy shumë të mirë. Për orare na e ka nxirë pak Romeo, por e rikuperonte. Vonohej maksimumi gjysëm ore ose një orë, por e kapte me një dubël. Por që të dy shumë profesionistë. Elvana vinte e para. Shumë korrekte.

Një çift që ka kimi në xhirime, mund të ketë kimi edhe në jetën reale, sipas saj?

Jo, unë nuk e shikoj fare kështu, sepse normalisht kur je profesionist, je profesionist. Është një gjë që nuk mund ta parashikoj unë, se kush jam unë tek e fundit. Me syrin e producentes kjo është punë dhe është pjesë e profesionalizmit. Ato patën shumë kimi. Janë shokë shumë të mirë.

Për të lënë pak pas serialin dhe për t’u fokusuar pak tek jeta personale e Elvanës dhe Romeos, e pyetur me humor se cili nga të dy është beqar, ajo u përgjigj:

Nuk e di, se nuk është se i kam pyetur shumë për jetën private. Kemi pasur shumë peripeci. Kemi kaluar dhe kemi pasur shumë volum xhirimesh, duke qenë se është ‘one-shot’. Të dy aktorët duhet të përgatiteshin dhe provat i bënin aty.