GOSS-BIZ 21 Nëntor 2022, 09:47

Nga njohja e tyre, deklaratat e dashurisë e deri të zgjerimi i familjes, Almeda Abazi dhe Tolgahan i thanë të gjitha

Nga njohja e tyre, deklaratat e dashurisë e deri të zgjerimi i

Për herë të parë bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayışman ishin të ftuar së bashku në një televizion shqiptar. Mbrëmjen e djeshme në programin “Zemër Luana”, çifti na treguan çdo detaj nga historia e tyre e dashurisë.

Tolgahan zbuloi në mënyrën më komike të mundshme momentin kur kuptoi që Almeda ishte shpirti i tij binjak.

“Kur hëngrëm qofte për herë të parë”, u shpreh aktori duke shkatuar shumë të qeshura në studio.

Më tej mes batutave, Almeda u shpreh se pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të dytë, Tolgahan është bërë më pak romantik. Ndërsa ky i fundit zbuloi se dëshiron një fëmijë të tretë, gjë për të cilën bukuroshja shqiptare nuk ishte edhe aq dakord.

E pyetur nëse bëhet xheloze për Tolgan, Almeda dhe përgjigjen epike:

“Duhet të bëhet ai xheloz për mua”

Por si e bëri Almeda për vete aktrorin turk? Me pamjen e saj të bukur dhe zemrën e mirë që ka.

E në gjithë këto doza ëmbëlsie nuk mund të mungonte dhe një dedikim shumë special nga ana e artistit turk. Teksa qëndrontë përballë parnteres së tij, ai zgjodhi t’i shprehte dashurinë dhe vlerësimin me një shprehje turke:

“Në Turqi thonë që nëse merr nuse një vajzë shqiptare, është sikur të këpusësh një lule nga parajsa”

Pasi të lexoni të gjitha këto, e imagjinojnë reagimin e çdo vajze…