Nga një program që mbërtheu shqiptarët para ekranit tek një tjeter, Kiara Tito flet për “Portokalli”
E ftuar në emisionin e djeshëm të “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë moderatorja e njohur dhe ish-banorja e shtëpisë së BBV2, Kiara Tito. Prej më shumë se një viti, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe rrallë ka dhënë intervista, por këtë herë Kiara do të na zbulojë gjithçka.
Karriera e saj disa vjeçare në Top Media ka bërë që Kiara të kalojë disa etapa si moderatore në disa emisione të ndryshme, ku rikujtojmë këtu emisione si “Top Select”, “Live From Tirana” dhe të tjera Prime Time. Më pas ajo u bë pjesë e një programi mjaft të shikuar për shqiptarët siç është “Big Brother VIP Albania” dhe tashmë do të jetë pjesë e një programi tjetër më të dashur për publikun siç është “Portokalli”.
Si shprehet ajo për këtë eksperiencë të re?
Mezi po pres. Do të jetë një eksperiencë fantastike dhe për këtë jam e sigurt, sepse i ka të gjitha. Domethënë ka aktrimin, ka prezantimin, ka pak të gjitha. Spektakël, që unë e kam qejf pa diskutim. Kështu që them që do t’ja kalojmë shumë mirë dhe do të jetë një sezon shumë i suksesshëm. Ja kam vënë vetes qëllim.
A e ka manifestuar të jesh moderatore në këtë program?
Një fakt interesant është që pak a shumë i kam manifestuar gjërat e mia, jo vetëm për gjërat e karrierës, por edhe në përgjithësi. Është mirë të manifestojmë, sepse i tërheqim gjërat. Është ky ligji i tërheqjes. E kam tërhequr përpara 6 vitesh në një video në YouTube që kisha publikuar më kishin pyetur se çfarë emisioni do doje të prezantoje dhe kisha thënë që nuk do ishte keq të prezantoja “Portokallinë’. Dhe ja ku erdhi dhe jam shumë e lumtur.