
Produkti

Nga ngjashmëria me të atin te këshillat e shpeshta të mamit, vajza e Alketa Vejsiut "zbërthehet" para ndjekësve

Edhe pse mamaja e saj, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, është përpjekur ta mbajë larg kamerave dhe shtypit rozë, sapo Nicol Nelo u shfaq në Instagram interesi për të ishte shumë i madh. Së fundmi, ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku ka rrëfyer shumë gjëra për veten.
Pyetjes se kujt i ngjante më shumë, Nicol iu përgjigj me një foto nga fëmijëria ku tregon se ngjan me të atin.
Ndryshe nga mamaja e saj, Nicol nuk ka lidhje me televizionin, por dëshiron të ndjekë hapat e saj në biznes. Edhe pse është e lidhur me Shqipërinë, 15-vjeçarja po shkollohet në Londër pasi është një vend që i ofron shumë oportunitete.
Në intervistën e saj me ndjekësit,ajo zbuloi këshillat dhe kritikat që merr nga mamaja e famshme që lidhen me të dukurit sa më natyrale në fotot, por edhe që të tregohet gjithmonë me edukatë dhe me mend në kokë.
Në fund nuk mungoi as videoja me mamin.