GOSS-BIZ 31 Korrik 2022, 13:18

Nëse nuk po gjeni dot dikë, nuk jeni vetëm! Edhe Brad Pitt po pret që "ta rregullojnë" miqtë

Nëse nuk po gjeni dot dikë, nuk jeni vetëm! Edhe Brad Pitt po

Është pak por e sigurtë që Brad Pitt nuk do ta shohim në ndonjë nga platformat “dating”, pasi aktori i njohur po përdor një mënyrë “të vjetër” për të njohur një dashuri të re, përmes miqve të tij. Sipas “Hollywood Life”, 58-vjeçari nuk ka pasur një lidhje serioze që pas ndarjes në 2016-ën nga Angelina Jolie, ndërkohë që po shpreson që miqtë e tij ta prezantojnë më “të duhurën”.

“Miqtë duhet ta njohin me dikë, kjo është e vetmja mënyrë që ai do të rikthehet të dalë, sepse ai sigurisht që nuk do ta provojë aplikacionet apo të dalë nëpër bare të takojë njerëz”- thotë burimi pranë ylli të filmave- “Megjithatë, asgjë serioze nuk ka ndodhur ende, edhe pse aktori duket më i hapur ndaj idesë që të gjëjë dikë special, që është një hap i madh. Divorci i tij ka qenë shumë i vështirë, por ai është më mirë tani dhe është në nëj vend më të lumtur.”

Në verën e 2020-ës, Brad u lidh me modelen gjermane Nicole Poturalski, pasi u fotografuan bashkë në një avion, në jug të Francës, megjithatë lidhja e tyre e shkurtër nuk zgjati shumë dhe në vjeshtë gjithçka mbaroi. Që nga ajo kohë, aktori nuk është parë në asnjë takim, edhe pse sipas “HollywoodLife” ai është është aq i vetmuar sa duket.

/News31