GOSS-BIZ 14 Mars 2023, 15:53

Nëse jeni kuriozë, Pique tregon çfarë mendon për këngën e famshme që i ka dedikuar Shakira

Nëse jeni kuriozë, Pique tregon çfarë mendon për

E ka dëgjuar (dhe pëlqyer) e gjithë bota, sigurisht që e ka dëgjuar dhe Pique. Po flasim për këngën, ose më mirë diss-in e Shakira-s me Bizarrap të titulluar ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’, që artistja latine ja ka dedikuar ish-futbollistit të Barcelonës.  

Pas tradhëtisë (së dyshuar) të Pique dhe ndarjes pas shumë vitesh bashkë, Shakira vendosi që t'i dedikonte ish-partnerit një këngë që flet shumë për marrëdhënien e tyre para dhe pas shkëputjes dhe le të themi që "e ka fundosur" spanjollin. Në fakt, ai e ka pranuar edhe më parë që e ka dëgjuar, sepse ja ka kthyer diss-in me disa veprime të tij, megjithatë në një intervistë të fundit ai tha se cfarë mendon për të:

“Po, padyshim [e kam dëgjuar]. Nuk dua të flas për këtë, nuk mendoj se duhet të flas për të. Unë nuk dua të flas për këtë. Ne kemi një përgjegjësi, ne që jemi prindër duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet e veta. Nuk kam dëshirë të flas më, dua që fëmijët e mi të jenë mirë.”

Pra ai ka zgjedhur në fakt që të mos e shprehë mendimin e tij të sinqertë për këngën, duke menduar për fëmijët dhe cfarë mund të sjellë përplasja e prindërve për ta.

/News31