
Produkti

Nëse i keni humbur, këto janë finalisët e këtij edicioni të "Kënga Magjike"

Ky edicin i "Kënga Magjike" ka qenë vërtetë i vecantë, nisur nga konkurentët, ku si asnjëherë më parë shumë artistë të huaj i janë bashkuar garës, po ashtu edhe nga organizimi, me 4 netë në total në Pallatin e Kongreseve (dy gjysëmfinale dhe dy finale), ndërsa mbrëmjen e së shtunës do të mbahet edhe finalja e madhe ku do të përzgjidhet edhe fituesi i këtij viti.
Ndërkohë, për ju që mund ta keni humbur, mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e parë le ta quajmë "Finalja Shqiptare", ku performuan pikërisht artistët shqiptarë, ndërsa u vendosën edhe finalistët që do të garojnë në finalen e 26 nëntorit.
Lista e artistëve ndërkombëtarë që shkojnë në finale:
Alvan- "Calzone"
Marco Carta- (FORSE) NON MI BASTI PIÙ
We Are Domi- "Alive"
Le Deva- GiuraGiuda
Jason Walker- "All to you"
Andrea- "Kalendari Jetes"
Omar Naber- "Bring Back"
Mamagama- "Dreamer"
Jayoo- "Itsy Bitsy"
Angeles Arboleda- "Amnesia"
Lista e artistëve shqiptarë:
Irma Libohova- "E jona"
Vesa Smolica- "A po gëzohesh"
Mariza Ikonomi- "Mama"
Ardit Çuni- "E dije"
Inis Neziri- "Melodi"
Michela Paluca- "Një përqafim"
Xhesika Polo- "Lotët e mi"
Sheila Haxhiraj- "Mall"
Marsela Çibukaj- "I paftuar"
Anxhela Peristeri- "Kalimtar"
Sardi Strugaj- "Do shihna prap"
Martin Pano- "Një si ti"
Lorenc Hasrama- "T'kam dasht"
Janë 10 të huajt që do të jenë në finale dhe 13 këngëtarët shqiptarë (ku nuk kanë munguar edhe emra të mëdhenj që nuk kanë kaluar), mes tyre edhe nga New Artist. Ardit Gjebra ka premtuar mjaft surpriza në natën finale, madje "një spektakël si asnjëherë në Shqipëri" , teksa do të jenë të pranishëm edhe artistë të njohur ndërkombëtarë që do të performojnë.
/News31