Nënë beqare me 4 fëmijë, Kim Kardashian flet për sfidat e prindërimit: “Ka netë që qaj derisa më zë gjumi”

Kush është fans apo ndjekësi i rregullt i Kim Kardashian është po ashtu fans edhe i fëmijëve të saj, momentet me të cilët influencerja i ndan shpesh në rrjetet social. Miliarderja është nëna e North, Saint, Chicago dhe Psalm me ish-bashkëshortin, Kanye West, dhe në podcastin e fundit "On Porpouse with Jay Shetty", Kim pranoi se fëmijët dhe të jetuarit me ta i ka ndryshuar jetën,
“Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet të shkurtra dhe është shumë e vërtetë. Kur janë bebe dhe i ushqen…është çmenduri. Por, edhe kaosi më i bukur që ekziston”- tha Kardashian, teksa përmend edhe momentet që i është dashur të kalojë dhe ende i kalon, kur në një moment duhet t’i rregullojë flokët vajzës, në tjetrin t’i veshë këpucët fëmijëve të tjerë, të vrapojë kudo dhe të gatuajë.
Sipas Kim, prindërimi i ka mësuar shumë gjëra, sidomos për veten:
“Ka qenë gjëja më sfiduese. Ka net që qaj derisa më zë gjumi. Ata kanë humore dhe personalitete të ndryshme dhe ndonjëherë, kur grinden, përfundimi i mbetet i imi. Është si të luash “polici i mirë/polici i keq". Prindërimi është shumë i vështirë. Kjo është e vetmja mënyrë si mund ta shpjegoj. Është puna më shpërblyese në të gjithë botën. Nuk ka asgjë që të përgatit për të, nuk ka rëndësi sa gjatë pret. Kurrë nuk mund të jesh i përgatitur”.
View this post on Instagram
/News31