GOSS-BIZ 21 Nëntor 2024, 15:38

Në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, Greqia kërkon të dëbojë bukuroshen shqiptare! Marigona në betejë ligjore: Nuk e imagjinoj dot…

Në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, Greqia

Aspekt dramatik ka edhe historia e Marigonës nga Kosova, e cila u bë e njohur kur kamera e kapi në tribunën e ndeshjes Olympiacos – Villerban në Greqi.
Pamja, e cila u transmetua gjatë ndeshjes, vuri në pah bukurinë e saj natyrale dhe praninë simpatike, duke e bërë atë të bëhet virale në rrjetet sociale.

Kjo u pasua me daljet në emisione, por jeta e Marigonës nuk është e gjitha në qendër të vëmendjes. Më 29 dhjetor 2023, ajo u arrestua në Greqi gjatë një kontrolli të rastësishëm policor, pasi nuk dispononte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e saj të ligjshëm në shtetin fqinj.

Autoritetet vendosën ta ndalonin përkohësisht deri në përfundimin e procesit të dëbimit të saj. Por, për shkak të stërzgjatjes së këtyre rasteve, ajo është urdhëruar që brenda një muaji të largohet vullnetarisht nga vendi.

Në vend që të largohej nga Greqia, Marigona, e cila jeton atje me të dashurin e saj, zgjodhi të zhvillonte një betejë ligjore për të anuluar procedurat e saj të dëbimit. Ajo deklaroi se jeton në vend që nga viti 2018 dhe ka punuar herë pas here si kujdestare e fëmijëve dhe në shërbime katering. Madje ajo përmendi faktin se Kosova nuk ka autoritet konsullor në Greqi, gjë që e bën të vështirë legalizimin e qëndrimit të saj.

24-vjeçarja u përpoq të shpjegonte se nuk e imagjinon jetën e saj larg Greqisë. “Miqtë e mi janë këtu, puna ime, ëndrrat e mia. Nuk di si ta nis nga e para”, tha ajo. Edhe sot e kësaj dite, Marigona pretendon përmes gjykatave të drejtën e qëndrimit në Greqi, duke përdorur çdo mjet ligjor të disponueshëm.

Burimi: Top Channel