Në prag të nisjes së BBV2, Eduart Grishaj fton publikisht gazetarin e njohur për tu bërë pjesë e garës

Natën e Krishtlindjeve, do të fillojë rrugëtimin e tij edicioni i dytë i Big Brother Vip Albania 2. Duke nisur prej 24 dhjetorit, ekrani i Top Channel do të mbërthejë sërish pas vetes të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.
E teksa përgatitjet janë drejt fundit, kurioziteti i publikut është shumë i madh përsa i përket emrave pjesëmrraës në këtë edicion.
Së fundmi, Eduart Grishaj i ka bërë një ftesë publike gazetarit Ermal Qori. Teksa ndodheshin përballë njëri tjetrit në një intervistë, Grishaj u shpreh se një tip i tillë i duhet një formati si BB.
“Do vish në Big Brother ti? Mendoje, hajde. Sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në Big Brother. Edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, u shpreh regjisori.
Ndërsa Ermali duket se zgjodhi të mos jepte asnjë përgjigje. A do të jetë vërtetë pjesë e BBV2? Na mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.