Në prag të dasmës, Klea Huta ka vetëm një "shqetësim"!

Edhe pse zyrtarisht janë të m=artuar, Klea Huta dhe Elgit Doda këtë verë, madje pas pak javësh, do të realizojnë dasmën e tyre të shumëpritur, e cila ka qenë në plan për shumë kohë, por megjithë anazhimet e ciftit dhe sigurisht me lindjen e djalit, u shty deri më tani.
Disa ditë më parë ne pamë edhe ftesat që Klea e Elgiti kishin shpërndarë për disa personazhe të njohur, teksa u bë me dije se ceremonia do të zhvillohet në jugun e Shqipërisë dhe pregatitje shkojnë të gjitha mirë, edhe pse ka dicka që e shqetëson artisten.
Kështu, nëpërmjet një video-je që ka ndarë në Instagram, Klea është e shqetësuar për për kërcimin e ciftit. Ajo ka publikuar disa kërcime që cifteve të ndryshme në dasmat e tyre nuk i kanë shkuar si duhet dhe mesa duket ka frikë se e njejta gjë do t'i ndodhë edhe asaj e Elgitit në momentin kur të gjithë sytë e të ftuarve e jo vetëm do jenë nga ata.
Mesa duket provat për kërcimin e ciftit nuk po shkojnë edhe aq mirë, ose ndoshta ata nuk ja thonë shumë në kërcim, por sido që të jetë jemi të sigurtë që cdo gjë do shkojë mirë në fund. Ose fundja mund të kërcejnë një prej këngëve të Elgitit që nuk ka nevojë për vals... /News31