
Produkti

“Ne nuk dashurohemi!”- kriset raporti mes Kristit dhe Keisit?


Keisi ka ndryshuar totalisht raportin me Kristin ditët e fundit në shtëpinë e "BBVIP", sidomos pas largimit të babait të saj nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’, por edhe me hyrjen e banorëve të rinj (nëse e dini për çfarë e kemi fjalën).
Kështu, Keisi është parë e largët me të, por edhe pse është e sqaruar me Kristin, nuk i ka shprehur arsyet e distancinjt.
Megjithatë sot, duke bërë xhiro rreth pishinës, ajo ka folur me Antonetën për marrëdhënien që ata kanë, duke thënë që ka një pëlqim për Kristin, por nuk është e dashuruar. Pas kësaj, Keisi ka folur edhe me Oltën, duke e cilësuar sërish ndjenjën për Kristin si "pëlqim", edhe pse javën e shkuar ishte e gatshme të linte shtëpinë në rast se ai eliminohej. Keisi tha se nuk e ka pyetur asnjëherë Kristin për gjërat që ka lënë pezull jashtë.
“Thashë tani fillon loja ime. Më kapi ankthi u mërzita, Nga një njohje u bë si lidhje dhe u krijua kjo jo gruaja, burri, vjehrri. Nuk jam gati për këtë gjë. Ne pëlqehemi nuk dashurohemi.
Mua këto gjëra më erdhën shumë shpejt dhe gjërat që vijnë shumë shpejt nuk janë të bukura. Kjo gjë po më frikëson shumë vërtetë. Unë nuk e kam pyetur për gjërat që ai ka lënë pezull. Nuk e shikon shumë të përfshirë me mua. Unë nuk e kam puthur ndonjëherë. Ai ka ardhur më ka puthur. Dy herë mund të jemi afruar kur e kam ndjerë. Unë kam harruar veten dhe kjo gjëja po më shkatërron shumë”- tha Keisi ndër të tjera.
View this post on Instagram