GOSS-BIZ 24 Mars 2023, 11:25
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Melinda Ademi merr një vendim të rëndësishëm

NEWS-31
Që prej ditë së djeshme, kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në respekt të këtyre ditëve dhe të gjithë atyre që besojnë e agjërojnë, Melina Ademi ka marrë një vendim.
Artistja ka njoftuar se deri në përfundim të Ramazanit nuk do të jetë prezente në koncerte. Lajmin e bëri të ditur përmes një Instastory.
Deri më tani, Melinda është e vetmja artiste shqiptare që ka marrë një vendim të tillë, ose të paktën e vetmja që e ka bërë publik.