Në mes të fushës e para mijëra tifozëve, futbollisti shqiptar bën propozimin për martesë
Ajo tha "Po"!
Futbollisti shqiptar, i cili luan për klubin spanjoll të “Granada”, Myrto Uzuni i ka propozuar për martesë partneres e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës së gjelbërt.
Në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Leganés, sikur të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësajhere për sa i përket jetës private.
“Uarda do të martohesh me mua”? ishte pyetja e cila u shfaq në ekranin gjigand të stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.
Pasi mori partneren e tij në fushë, futbollisti u ul në gjunjë para mijëra të pranishëmve duke bërë propozimin e jetës... dhe ajo tha PO.
Jetë të lumtur çiftit!
View this post on Instagram