GOSS-BIZ 20 Nëntor 2022, 12:59

Në mënyrën më të pazakontë, Ledri dhe Gjiko sapo na zbuluan surprizën e rradhës

Në mënyrën më të pazakontë, Ledri dhe Gjiko sapo

E dimë që Ledri Vula dhe Gjiko janë nga ata emra që sapo përmende, të gjithë hapin sytë dhe veshët për të zbuluar më shumë rreth tyre. Ditën e sotme, në një mënyrë shumë të papritur dhe funny, artistët na zbuluan se po përgatisin surprizën e rradhës për publikun.

Shumë shpejt Ledri dhe Gjiko do të vijnë me një bashkëpunim! Dhe e dini kush u bë shkak që reperët të zbulonin pa dashje këtë lajm? Mamaja e Ledrit.

Këtë të dielë teksa ishte i ftuar në programin “N’majë t’gjuhës”, Gjiko zgjodhi që në lojën “Mesazh pa zarar”, një nga miqtë që do t’i dërgonte mesazhin të ishte pikërisht Ledri. Ky i fundit pasi ju përgjigj me humor mesazhit të çuditshëm të Gjikos, i tregoi edhe ditën kur do të shkonin në studio për të përfunduar këngën e tyre.

“E lash te BingBang me shku të enjten në studio bashk”

Teksa e lexoi me zë këtë mesazh, Gjiko u shpreh duke qeshur se sapo zbuloi pa dashur bashkëpunimin e tyre.

Xheri, faleminderit që sapo na dhe një lajm eksluziv kaq të bukur, ndërsa Gjikon dhe Ledrin jemi duke i pritur që të na dhurojnë hitin e rradhës.

Kujtojmë që djmtë kanë qenë edhe më parë në projekte të përbashkëta muzikore si: Pablo, Ça bone, Bizzy Bizzy, Shtrejt të cilët kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Në mënyrën më të pazakontë, Ledri dhe Gjiko sapo