GOSS-BIZ 15 Janar 2022, 13:04

Në lidhje me Julia Fox, por Kanye West nuk heq dorë nga Kim Kardashian! Kërcënon të dashurin e saj në këngën e re

Në lidhje me Julia Fox, por Kanye West nuk heq dorë nga Kim


Kanye West ka filluar të bëjë serioze romancën e tij të re me Julia Fox të mërkurën, pasi dyshja shijuan një darkë me emra të njohur si: Madonna dhe Floyd Mayweather në Delilah në Los Angeles. Madje ata u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar.

Por duket se nuk mund të heqë dorë nga Kim Kardashian! Ai duket se është “në kërkim” të komedianit Pete Davidson, të dsshurit të saj të ri.

West, i cili kohët e fundit e ndryshoi emrin e tij në “Ye”, thotë në këngën e re, “Zoti më shpëtoi nga ai aksident/ vetëm që të mund ta zhdëp në dru Pete Davidson”.

Kjo pjesë i referohet një aksidenti të para shumë kohësh të reperit.

Sakaq, kënga titullohet “My Life Was Never Eazy” dhe është një bashkëpunim me reperin The Game.

Epo, nuk dimë më ç’të mendojmë!

/News31