GOSS-BIZ 22 Nëntor 2022, 16:38

Në këto ditë të zymta me shi, Gjiko zgjodhi mënyrën më të bukur për të surprizuar Elitën

Në këto ditë të zymta me shi, Gjiko zgjodhi

Prej disa ditësh po përballemi me ditë gri, të zymta, rreshje shiu, ulje temperaturash dhe pothuajse aspak rreze dielli. Për shumë prej nesh një mot i tillë ndikon drejtpërëdrejti në gjendjen tonë shpirtërore: disa i bën melankolik, disa i lumturon, disa i trishton, disa i bën nostalgjik e disa të tjerë i frymëzon. Kjo e fundit është rasti i Gjikos.

Reperi nga Kosova duket se këto ditë me shi i përdori në mënyrën më të bukur duke thuruar disa vargje për gjysmën e tij. Ai ka surprizuar Elitën me një buqetë me lule, të shoqëruar me një pusullë në të cilën shkruhet:

“Në ditët me re, ti je diell

Në ditët me shi, të kam ombrellë!”

Këtë surprizë kaq të ëmbël Elita e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Të dua dritë, Gjiko!”, shkroi moderatorja mbi foton e luleve.

Në këto ditë të zymta me shi, Gjiko zgjodhi

Ja çuna, kaq e thjeshtë është të zbukuroni ditën e njeriut tuaj të zemrës.