Në kërkim të dashurisë, Kim Kardashian zbulon tiparet që duhet të ketë partneri i saj i ardhshëm!
Episodi i parë i "The Kardashians" në Hulu na ka zbuluar, ndër të tjera, mjaft detaje nga jeta personale e Kim, e cila si asnjëherë më parë ka folur hapur si për problemet dhe atë që Kanye West e bëri të përjetojë, ashtu edhe për arsyet e ndarjes me Pete Davidson, ndërsa pranoi se është në kërkim të dashurisë.
Miliarderja ndau edhe një listë me të gjitha tiparet apo karakteristikat që ajo po kërkon tek partneri i saj i ardhshëm, që në fakt sipas saj janë tiparet e mashkullit të saj ideal, ku përfshihen disa cilësi fizike dhe mbi të gjitha, shumë cilësi të personalitetit.
“Numri një, më mbro. Numri dy, lufto për mua. Numri tre, higjienë e mirë. Të ketë durim, i suksesshëm, mirëkuptues dhe “vërtet i lumtur për mua” janë gjithashtu tipare thelbësore të karakterit’- u shpreh Kim, e cila po ashtu tha se një tipar mjaft përcaktues dhe ajo që e ve re gjithnjë tek një mashkull janë edhe dhëmbët.
Megjithatë lista nuk mbaron me kaq dhe Kim u shpreh se do të vazhdojë edhe në episodet e tjera të tregojë të tjera tipare dhe ne po shrpesojmë që deri në fund të sezonit ta ketë gjetur atë që po kërkon.
/News31