GOSS-BIZ 24 Nëntor 2022, 15:58
Në festën e ditëlindjes së Endri Çekiçit, vëmendjen e mori Megi Pojani!

NEWS-31
Mbrëmjen e djeshme futbollisti shqiptar Endri Çekiçi ka festuar ditëlindjen duke mbledhur bashkë njerëzit e tij më të dashur në një vilë në afërsi të Durrësit. E padyshim në këtë mbrëmje të veçantë nuk kishte si të mungonte gjysma e tij, Megi Pojani.
Bashkë me Megin për të festuar ditëlindjen e “kunatit” ishin edhe motrat e saj, Ina dhe Marsi. Dhe duhet ta pranojmë që mbrëmjen e djeshme vëmendjen e rrëmbeu si gjithmonë Megi Pojani. Shpirti i saj festiv dhe energjia që duket se nuk i mbaron kurrë, i dhanë më shumë jetë festës.
Ndalur këtu, jemi të sigurtë që edhe Endri bie në një mendje me ne: Edhe pse mbrëmja i përkiste atij, “qershia mbi tortë” ishte Megi me entuziasmin e saj.