GOSS-BIZ 10 Shtator 2024, 19:17

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha Koresë së Jugut një tjetër dimension dhe Elton Ilirjani ishte fjalë kryesore

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

E keni kuptuar tashmë që nëse flasim për javët e modës, është e padiskutueshme që emri i supermodelit Elton Ilirjani do të jetë patjetër pasi edhe në Seul dominoi pasarelën.

Java e modës në Korenë e Jugut u mbajt në datat 5 dhe 7 shtator dhe këtë vit ishte më e veçantë se asnjëherë më parë.
Prezantimi i koleksioneve për Pranverë/ Verë 2025 mahniti botën e modës pas përfshirjes së gjigantit të teknologjisë LG duke ndërthurur ekranë tabloidësh të inkorporuar në veshje.

Në fakt kjo është hera e dytë që sipërmarrësi dhe modeli shqiptar prek pasarelat e Koresë së Jugut, por ky prezantim do të jetë më i veçanti për të por edhe për modën në të gjithë botën.
Ai u përzgjodh nga stilistët e markave Greedilous dhe Maison Nica si modeli kryesor në prezantimin e koleksioneve të tyre. Dizajnet dhe ngjyrat zhvendoseshin në ekranet e shtrirë të kompanisë LG dhe shfaqeshin në pjesën e përparme të veshjeve, në lëkurë, mëngë dhe çantat e krijuara nga stilistët kryesorë koreanë Youn-Hee Park dhe Chung-Chung Lee.

Shtëpia e modës Maison Nica që njihet për krijimet e modës pa gjini, bëri mbylljen e sfilatës pikërisht me Elton Ilirjanin. Përqafimi i përzemërt i stilistit me modelin shqiptar në fund të sfilatës, dha measzhin se kish bërë zgjedhjen e duhur për koleksionin e tij. Duket se kjo periudhë e javëve të modës në gjithë botën po i jep vëmendjen që meriton supermodelit shqiptar të cilin brandi korean Greedilous, i besoi çeljen e sfilatës.

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

Jemi kuriozë të shohim shfaqjet e radhës së modës dhe jemi të sigurtë që Elton Ilirjani do të na surprizojë sërish. /News31

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

Ndërthurja e modës me gjigantin e teknologjisë LG, i dha

Fotot: Getty Images