GOSS-BIZ 22 Maj 2023, 23:07

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare aktori i njohur britanik i "Thor" dhe "Divergent"

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare aktori i njohur

Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në moshën 58-vjeçare, aktori i njohur britanik Ray Stevenson. Ai mësohet se është ndarë nga jeta ditën e djeshme, vetëm katër ditë para datëlindjes së tij të 59-të, teksa lajmi i keq është bërë me dije nga familja e tij, por duke mos ndarë shkakun e vdekjes. Aktori nuk dihej nëse vuante nga ndonjë sëundje dhe momentalisht mediat nuk kanë mundur të mësojnë më shumë rreth shkaqeve të vdekjes. 

Stevenson ishte një figurë e njohur e ekranit të madh e të vogël, ndërsa u bë i njohur për publikun për rolin e ushtarit Titus Pullos në serialin e HBO, “Roma”. Një vit pas përfundimit të serialit, ai u shfaq në ‘Punisher: War Zone’ të vitit 2008 në rolin e heroit të Marvel, Frank Castle dhe më pas në filmin e suksesshëm ‘Thor’ si “Volstagg”.

Ai ka bërë edhe paraqitje në filma të tjerë hit si “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”. Së fundmi ai luajti Scott Buxton në hitin e madh të Netflix ‘RRR’. 

/News31