GOSS-BIZ 1 Tetor 2022, 22:06

Ndarja "e pazakontë" e modeles së njohur shqiptare me partnerin: "Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave"

Ndarja "e pazakontë" e modeles së njohur shqiptare me

Si në artin që bën, ashtu edhe në deklaratat që ka dhënë në rrjetet sociale e intervista, Kleoniki Delijorgji gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendjen. Ish-Miss Shqipëria 2012 këtë e ka bërë edhe tani, teksa ka bërë me dije në Instagram-in e saj se i ka dhënë fund lidhjes me partnerin aktual. 

Deri këtu nuk ka asgjë "të cuditshme", derisa të lexoni dedikimin e ëmbël që Niki ka bërë për atë që tashmë është ish-i dashuri i saj, duke treguar për ndarjen e tyre, por edhe momentet më të bukura që kanë kaluar bashkë, ndërsa thotë se ky ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërronte. 

“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë të ndaheshim dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetët tona. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë. Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos. Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri, Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!!!”– shkruan modelja në postimin e saj.

Epo ndarje të tilla, zor se mund të shohim, edhe pse shpresojmë se mund ta shohim më shpesh. /News31

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by KLEONIKI ???? (@itskleoniki)