Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare dizajneri ikonë i modës!
Dizajneri i famshëm i modës Paco Rabanne ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Lajmin për largimin e stilistit, emri i vërtetë i të cilit ishte Francisco Rabaneda Cuervo, e raportoi fillimisht media franceze "Le Telegramme", duke bërë të ditur se ai ndërroi jetë këtë të premte, më 3 shkurt, në qytetin francez Porstall, ku jetonte prej vitesh.
Ikona spanjolle e modës njihej mbi të gjitha si pionier i përdorimit të materialeve si metali, plastika dhe letra në pasarela, të bashkuara në formën e "gjembave". Ai ishte djali i kryerrobaqepëses së Balenciaga-s dhe kolonelit të forcave republikane, Francisco Rabaneda Postigo, ndërsa njihej edhe për krjimin e parfumeve, po aq sa për punën e dizajnet e ngjitura në pasarela.
Kështu, dizajneri lë pas një trashëgimi të pasur krijimesh të parfumeve dhe bizhuterive për firma si: Givenchy, Dior e Balenciaga, Olympea Bloosom, Invictus, 1 Million dhe Phantom, por edhe për markën që mbante emrin e tij: Paco Robanne. Koleksioni që e bëri një emër të rëndësishëm në fushën e modës ishte ai i vitit 1966, "12 Unwearable Dresses in Contemporary Materials", që i dha edhe reputacionin e një njeriu vizionar e me sytë nga e ardhmja. Po ashtu, mund të vecojmë nga punët e tij të fundit krijimin e vitit 2022, "Fame", një parfum dedikuar grave.
Vitet e fundit ai kishte qëndruar larg syrit publik dhe pjesëmarrjeve në evente, teksa është parë vetëm në qytetin e vogël ku jetonte, ndërsa shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen ende. /News31