GOSS-BIZ 24 Maj 2023, 21:11

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës Tina Turner!

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e muzikës

Tina Turner, një nga zërat më të mëdhenj të muzikës rrok dhe një prej performueseve më legjendarë të historisë së muzikës, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Në një deklarata të shkurtër, përfaqësuesi i artistes njoftoi: “Tina Turner, Mbretëresha e Rock’n Roll është larguar nga jeta paqësisht sot, në moshën 83-vjeçare, pas një betejë të gjatë me sëmundjen, në shtëpinë e saj pranë Zyrihut në Zvicër. Me ikjen e saj, bota humbet një prej legjendave të muzikës dhe një model për shumë persona”.

Ylli amerikan i muzikës konsiderohet si një prej këngëtareve më të mëdha të muzikës rrok, e njohur për prezencën skenike shpërthyrese dhe një numër të madh hitesh si “The Best”, “Proud Mary”, “Private Dancer” apo “What’s Love Got to Do With It”.

Ajo u bë e famshem fillimsiht në vitin 1960, së bashku me bashkëshortin Ike Turner, me këngën River Depp, Mountain High. Karriera e saj legjendare dhe jeta personale ishte temë e dy projekteve gjigande të Hollwyood-it, filmit të vitit 1993 ku u portretizua nga Angela Bassett, që mori edhe 3 çmime Oscar, po ashtu edhe nga shfaqja musical “West End” që vazhdon ende shfaqet edhe sot.

/News31