
Vendosje
Produkti
Produkti

GOSS-BIZ 6 Gusht 2022, 18:00
Mozzik ka një kërkesë publike për Dua Lipën tani që ndodhet në Kosovë!

NEWS-31
Vizita e fundit e Dua Lipës në Kosovë ka qenë vërtetë e veçantë, jo vetëm për super performancën në Sunny Hill, por edhe për shkak të "nderimeve" që ka marrë nga vendi i saj.
Ndërkohë sot reperi i njohur, Mozzik, i ka bërë një kërkesë publike artistes, e cila lidhet me kohën e qëndrimit të saj në Kosovë. Përmes një postimi në InstaStory, ai i ka kërkuar Duas të vizitojë Prekazin.
“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij, shoqëruar me hashtagun #kurrëmosharroni.
Gjatë këtyre ditëve, Dua nuk ka folur vetëm për artin, por edhe për çështje si liberalizimi i vizave pēr Kosovën, duke e nis mbarë detyrën e saj si Ambasadore Nderi.
/News31