GOSS-BIZ 27 Mars 2023, 19:09

Mozzik i përgjigjet për herë të parë "thumbave" të Noizyt?

Mozzik i përgjigjet për herë të parë

Arritjen e fundit të Mozzik, kalimin e 2 milionë ndjekësve në Instagram, duke u bërë i pari reper që e arrin këtë, e "thumboi" pak ditë më parë Noizy, ish-bashkëpunëtor i artistit kosovar. 

Kështu, me anë të një seri videosh në Instagram, që më pas u fshinë, Noizy ironizoi Mozzik dhe tha se ka blerë 700 mijë "followers", madje jo vetëm kaq, por i bëri thirrje gjithë artistëve të rinj që të ndjekin shembullim e tij dhe të mos shpenzojnë në muzikë e videoklipe, por direkt në Instagram. 

Kaq u desh që deklarata e Noizyt të bëhej lajm gjithandej, ndërsa sot mesa duket ka ardhur edhe përgjigja e Mozzik, ose të paktën ajo që mendohet se është e tillë. Kështu, bashkangjitur me një foto në Instagram, ku reperi shfaqet në një pozë le të themi jo shumë të përshtatshme, por të përhapur në botën e muzikës rap, ai shkruan: “Nuk po më intereson fare për idiotësira”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Pra le të themi që Mozzik ka vendosur të ndjekë "rrugën e paqes", duke dhënë një kundër përgjigje që me shumë gjasë nuk do e cojë më tej "beef"-in mes të dyve. 

/News31