GOSS-BIZ 5 Gusht 2022, 12:38

Mozzik dhe Era Istrefi i japin fund bashkëpunimit të tyre, ç'ndodhi mes artistëve?

Mozzik dhe Era Istrefi i japin fund bashkëpunimit të tyre,

Koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, orë të gjata në studio duke regjistruar, dubla të pafundme, hite të reja, promovime, janë këto emëruesit e përbashkët për pjesën më të madhe të artistëve gjatë verës. Dihet që ky është sezoni më i frytshëm për ta, ndaj çdokush përpiqet të lërë gjurmën e tij te dëgjuesit.

Pas shumë këngëve të suksesshme, Mozzik po bëhej gati për të sjellë hitin e radhës, lexoni U shfaqën bashkë në koncertin e reperit amerikan, ç'po kurdisin këtë herë Era Istrefi dhe Mozzik?, por gjërat kanë ndryshuar. Mesa duket kënga e tyre nuk do të publikohet. Lajmin e ka bërë publik reperi i njohur.

Mozzik dhe Era Istrefi i japin fund bashkëpunimit të tyre,

Ai ka postuar pak momente më parë një ‘story’ ku shkruan se projekti me Era Istrefin anulohet duke u kërkuar falje të gjithëve për pritjen. “Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”. Nga ana tjetër, artistja Era Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim.