GOSS-BIZ 15 Janar 2022, 15:51

Mozzik dhe Elvana Gjata së shpejti do të përballen në ring!

Mozzik dhe Elvana Gjata së shpejti do të përballen në ring!

Mozzik dhe Elvana Gjata kanë konfirmuar së fundmi bashkëpunimin e shumëpritur mes tyre, për të cilin kanë nisur që vitin e kaluar. 

Para pak ditësh Mozzik postoi një video me një nga refrenet e këngës së tij të re pjesë e albumit "Lamboziki". Reperi paralajmëroi se do jetë duet por nuk zbuloi emrin e artistes e më pas ishte Elvana që postoi një video të ngjashme në makinë duke kënduar refrenin teksa i kishte bërë tag edhe Mozzik.

Sot, reperi ka ndarë një tjetër postim, një foto Elvanën, të dy me doreza boksi. Kjo mund të jetë mbase pjesë e videoklipit, që dyshja thuhet se e ka realizuar në Prishtinë.

Krahas fotos, Mozzik shkruan se “S’ka” është një këngë që e do shumë dhe “perlë” siç e ka quajtur ai.

“1 kong që e du shumë, 1 kong që e kemi bo me shumë qef e vullnet të mirë. 1 këngë perlë”, shkeuan Mozzik, që tregon se shumë shpejt do të publikohet, bashkë me videoklip.

Nuk ka ende një datë për publikimin, por nisur nga hashtagu #janar2021, hiti duket se do të vijë brenda këtij muaji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

/News31