GOSS-BIZ 25 Nëntor 2022, 20:41

Mos ndoshta ky postim i Beniadës konfirmoi lidhjen e saj me Blerti Hajdarin?

Mos ndoshta ky postim i Beniadës konfirmoi lidhjen e saj me Blerti

Prej disa kohës Beniada Jakic, një nga personazhet më të dashur në "BBV" të publikut shqiptar, përflitet për një histori dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blertin. Ky i fundit, i cili për ju që nuk e dini është edhe ish-futbollist i Tiranës, ka qenë disa herë pjesë e "Procesit Sportiv", program ku është edhe modelja, megjithatë thashethemet për një histori mes tyre u shtuan disa ditë më parë, teksa në media qarkulloi një foto e tyre bashkë në premierën e filmit "Sofia".

Në fakt vetë Beniada e ka pranuar që është në një lidhje, edhe pse nuk e ka konfirmuar se është me Hajdarin, megjithatë një postim i fundit i saj në Instagram, po merret si konfirmim i kësaj lidhje. Kështu, modelja ka postuar pikërisht Blertin teksa është i ftuar në "Top Arena", versioni i përshtatur për Botëror i "Procesit", teksa e ka fokusuar dhe e ka bërë tag në InstaStory. 

Mos ndoshta ky postim i Beniadës konfirmoi lidhjen e saj me Blerti

Duke qenë se Jakic me shumë mundësi i di lajmet që qarkullojnë për ata të dy, vetëm nëse nuk ka lexuar asnjë portal në Shqipëri javën e fundit, kjo mund të merret si konfirmim ose pastaj thjesht është duke ngacmuar ndjekësit dhe mediat. Nëse po na "ngacmon"...mirë e bën... /News31