GOSS-BIZ 24 Maj 2023, 17:18

Moderatorja shqiptare flet për episodin me këngëtarin e njohur: "Në media thotë se nuk tradhëton, por mua më bëri një ftesë në 12 të natës"

Moderatorja shqiptare flet për episodin me këngëtarin e njohur:

Moderatorja e njohur e sportit në RTSH. Sabina Mete, që këtë vit e kemi parë në drejtimin e programit special të Champions League, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e fundit që ka bërë e ftuar në "Natën me Aulonën", ku ndër të tjera ka folur edhe për një episod që i ka ndodhur me një këngëtar të famshëm shqiptar. 

Kështu, sipas Sabinës, artisti i famshëm, së cilit ajo ka preferuar mos t'ja përmendë emrin, e ka kontaktuar duke i shkruar në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes, teksa i ka bërë një ftesë për të kaluar natën me të.

Moderatorja thotë se ai është një prej këngëtarëve më të suksesshëm të tregut tonë e që në media ka deklaruar se nuk tradhëton, por edhe pse përflitet prej kohësh që është në lidhje, nuk e ka pasur aspak problem të bëjë këtë ftesë për të, ftesë të cilën e ka refuzuar. 

“Është një personazh shumë i famshëm në Shqipëri. Kam dëgjuar një intervistë të tij ku tha se nuk tradhton kurrë megjithatë jam paksa skeptike. Ndoshta mund të mos tradhtonte në atë ftesën që më ka bërë mua se nuk i dihet gjërat sesi shkojnë. Në orën 12 të natës nuk ka as çaj as kafe, maksimumi do pish një gotë verë dhe nuk e di çfarë të merr rrjedha më pas. Ky është një këngëtar shumë i famshëm, e njohin të gjithë, megjithatë nuk ka vend për të përmendur emra. Thonë që është i lidhur, por unë nuk jam interesuar, sepse nuk më intereson. Mbase dhe mund t’i kisha dhënë mundësinë për të më njohur, por këto ftesat thjesht për seks nuk janë për mua. Nuk jam nga ato njerëz që provojnë ‘one night stand’ (seks për një natë). Përgjigja ime ka qenë jo. Mendoj kam qenë ndër të paktat vajza që i kam thënë jo sepse është një personazh shumë i dashur nga të gjithë”,- rrëdeu Sabina. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)

/News31