GOSS-BIZ 3 Gusht 2022, 22:53

Mira Kazhani reagon për lajmet mbi shkrimin e saj: "Janë fake, më duan të vdekur profesionalisht"

Mira Kazhani reagon për lajmet mbi shkrimin e saj: "Janë fake,

Një nga gazetaret që ndau mendimin e saj ditën e djeshme në lidhje me ngjarjen tragjike të Himarës ishte edhe Mira Kazhani, e cila publikoi në rubrikën e përhershme në "Tiranapost", një shkrim me emrin: Pse jugu na ndan. Në këtë shkrim, Kazhani fliste sigurisht për atë që ndodhi me 7-vjecaren, duke marrë në analizë, sipas mënyrës së saj, shkaqet pse ngjarje të tilla ndodhin, por edhe mënyrën si tragjedia është komentuar nga publiku. 

Mira përmendte mes fjalive, edhe paralelizma mes ngjarjeve të tilla të rënda që ndodhin përtej oqeanit, ose në vende të tjera, fjali të cilat sipas saj janë marrë të nxjerra nga konteksti dhe janë përdorur që të organizohet "vdekja e saj profesionale" nga disa media të tjera. 

Në një postim në Instagram, bashkangjitur me titujt e portaleve ku përmendet shrkimi i saj, të gjitha të paraqitura si ""FAKE", Mira i kërkon ndjekësve të mos i besojnë këto tituj, pasi nuk paraqesin qëndrimin e saj dhe janë thjesht lajme të deformuara. Ajo po ashtu thotë se nuk është koha për të folur për dhimbjen e saj dhe thjeshtë ka ripostuar shkrimin e saj për korrektesë, në mënyrë që të gjithë ta lexojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mira Kazhani (@mirakazhanii)

Shkrimi i plotë: Pse jugu na ndan

/News31