GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 19:50

Mikela godet me shuplakë Erionin dhe largohet nga studio pas skenave mes tij dhe Anës në prapaskenë

Mikela godet me shuplakë Erionin dhe largohet nga studio pas skenave mes

Erioni dhe Mikela prej javësh kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Madje, Mikela ka thënë se së shpejti do largohet nga emisioni dhe nëse nuk del me Erionin, do dalë vetëm. Megjithatë, kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ishte ftohur.

Në puntatën e ditës së sotme, janë transmetuar pamje nga prapaskena mes Erionit dhe Anës që nuk i kishim parë. Ata duken shumë të afërt dhe gati sa nuk shkëmbyen një puthje me njëri-tjetrin. Teksa kanë shkëmbyer dhe fjalë të ëmbla të tipit “Je dritë”, “Ta haj zemrën”.

Pasi u transmetuan pamjet e nxehta të Anës dhe Erionit në prapaskenë, ku dukeshin sikur po bëheshin gati për të shkëmbyer puthje, Mikela u prek shumë.

Sapo do të fillonte takimi 4 minutësh i Anës me Erionin për të sqaruar afrimitetin, Mikela u largua nga studio. Ajo goditi me shuplakë dhe ia la mikrofonin aty.

Për disa çaste, Erioni nuk reagoi por Ana e nxiti që t'i shkonte mbrapa për ta qetësuar për hir të afrimitetit që kanë pasur.

/News31