GOSS-BIZ 14 Janar 2022, 19:33

Mikela e goditi me shuplakë pas skenave me Anën, flet Erioni

Mikela e goditi me shuplakë pas skenave me Anën, flet Erioni

Erioni dhe Mikela prej javësh kanë shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin. Madje, Mikela ka thënë se së shpejti do largohet nga emisioni dhe nëse nuk del me Erionin, do dalë vetëm. Megjithatë, kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ishte ftohur. E gjitha arriti kulmin ditën e djeshme.

Pasi u transmetuan pamje të nxehta të Anës dhe Erionit në prapaskenë, ku dukeshin sikur po bëheshin gati për të shkëmbyer puthje, Mikela u largua nga studio. Ajo goditi me shuplakë dhe ia la mikrofonin aty.

Edhe në puntatën e sotme Mikela kishte zgjedhur të mos shkonte në emision. Nga ana tjetër, Erioni foli rreth kësaj situate dhe tha se reagimi i Mikelës iu duk i tepruar. Më tej, ai u shpreh se ka pëlqim të madh ndaj Anës teksa shtoi se po ashtu ka pëlqim edhe ndaj Mikelës.

"Reagoi se tregoi që vijon interesi. Mu duk pak i tepruar por secili vendos vetë të bëjë veprimet e veta. Ishte një sikletshëm për mua. Afrimiteti me Anën nuk është aktrim apo lojë, por pëlqimi që kam ndaj Anës është i madh. Dhe Mikelën nuk e hedh poshtë se kemi kaluar kohë të bukur dhe vazhdoj të kem pëlqim dhe ndaj saj. 

Për Anën kam pasur pëlqim që vjet kur e shihja si spektaktor dhe kur nisa ta njoh, vura re që kemi shumë të përbashkëta. Që kur erdhi, nisëm kontaktën dhe kishim muhabet të mirë."

Duket se një trekëndësh i ri dashurie sapo është krijuar në "Për'puthen".

/News31