GOSS-BIZ 15 Mars 2023, 21:05

Mesazhi dërguar Jorit në shëpinë e "Big Brother VIP", reagon Butrint Imeri!

Mesazhi dërguar Jorit në shëpinë e "Big Brother

Pasditen e sotme, një mesazh i papritur në rubrikën "Big Love", ka shkaktuar shumë zhurmë si në shtëpinë e "Big Brother VIP", ashtu edhe në media e rrjetet sociale. Po flasim për përshëndetjen që Jori Delli mori nga "B... Imeri" nga Kosova, e duke qenë se modelja është një fanse e deklaruar e këngëtarit, të gjithë hamendësuan se mesazhi ishte pikërisht nga Butrinti, që aspak rastësisht është edhe ish-partneri i Kiara Titos dhe shpesh është bër objekt bisede e debatesh në reality show. 

Megjithatë, pas gjithë "fortunës" në rrjet, artisti kosovar ka zgjedhur të reagojë vetë në Instagram-in e tij, fillimisht me një foto ku shkruan: "Disa duan të hedhin baltë mbi emrin tim, disa duan ta rënkojnë. Kjo është jeta."

Mesazhi dërguar Jorit në shëpinë e "Big Brother

Ndërkohë pas kësaj deklarate, që vetëm Butrinti e di me kë e ka, ai ka postuar edhe një reagim, thjesht duke qeshur: 

Mesazhi dërguar Jorit në shëpinë e "Big Brother

Pra si përfundim, as nuk e kuptuam nëse e ka vuar ai mesazhin, as cfarë donte të thoshte me këtë reagim, por rëndësi ka që e tha dicka. /News31