Menjëherë pas rikthimit, Cameron Diaz vendos të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi!
Prej disa vitesh Cameron Diaz nuk ka qenë pjesë e asnjë projekti kinematografik, teksa aktorja e njohur kishte deklaruar tërheqjen e saj nga aktrimi dhe filmat. Megjithatë disa muaj më parë ajo surprizoi të gjithë fansat e saj me një rikthim të bujshëm, teksa deklaroi se do të ishte protagoniste në filmin e ri të Jammie Foxx dhe Netflix, "Back in Action".
Megjithatë, duket se Diaz nuk ka qenë aspak gati për të punuar sërish në set dhe këtë herë ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi. Këtë e kanë bërë me dije burime pranë artistes për "Daily Mail" dhe vendimin ajo e ka marrë pak pasi kanë përfunduar xhirimet e filmit të ri.
Sipas këtyre burimeve, edhe pse bashkëshorti i saj, Benji Madden është shumë mbështetës ndaj karrierës së Cameron, ajo thjesht nuk mund të qëndrojë larg familjes dhe nuk mundet t'i përballojë më 10 orët e xhirimeve gati cdo ditë, duke mos parë vajzën e saj. Edhe pse gjatë ditëve kur ka qenë e zënë me "Back in Action" ajo e ka pasur të mundur ta shikojë familjen, sërish kjo nuk ka qenë mjaftueshëm për aktoren, e cila do t'i përkushtohet bashkëshortes dhe vajzës me kohë të plotë.
Diaz, 50 vjeç dhe Madden 44, u martuan në vitin 2015 dhe mirëpritën në vitin 2019 ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Një vit para se fëmija i tyre të lindte, pra në 2018, Diaz kishte dekalruar se do të tërhiqej nga aktrimi. Mesa duket hera e fundit që do ta shohim në film yllin e "Charlie's Angels" do të jetë në vitin 2024 me filmin e ri të Foxx.
/News31