GOSS-BIZ 13 Janar 2022, 13:16

“Mendoja se do thyeja shtëpinë”, Armina Mevlani tregon nëse do e falte tradhtinë

“Mendoja se do thyeja shtëpinë”, Armina Mevlani tregon

Blogerja e njohur, Armina Mevlani prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin, me të cilin dhe bashkëjetojnë.

Si rrallëherë, ajo ka folur në “Goca dhe Gra”, ku këtë sezon është moderatore, për tradhtinë dhe si e sheh ajo.

Armina ka deklaruar se para shumë vitesh, kur ajo ka nisur lidhjen e saj e gjykonte tradhtinë tepër të rëndë, ndërsa sot e mendon ndryshe.

Sipas saj tradhti do të ishte një lidhje paralele e partnerit me dikë tjetër, ndërsa nga ana seksuale nuk e sheh si tradhti nëse ndodh për ‘one night stand’.

“Jam nga ato që i fus në dy kategori të ndryshme, e para është ‘one night stand’ dhe e dyta është një lidhje paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele sepse do të thotë se personi ka edhe një lidhje shpirtërore me personin tjetër, kjo është pak shqetësuese sepse do të thotë se me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore, që është më e rëndësishme se ajo seksuale”, tha blogerja.

Ajo shtoi se dikur mendonte se do thyente shtëpinë, por se tani me kalimin e viteve, ka ndryshuar mënyrën si i sheh ghërat

“Në të 20-tat kur u futa në lidhje e gjykoja tradhtinë dhe thoja se do thyeja shtëpinë, tani kanë kaluar vitet dhe mendoj ndryshe”, u shpreh Mevlani në emisionin “Goca dhe gra”.

/News31