‘Më vjen keq vetëm për Poin’, Ledri flet për ndarjen: Po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishim ende bashkë
Ledri Vula zbuloi disa të pathëna në intervistën e dhënë për Arbana Osmanin në episodin e parë të emisionit të saj të ri në YouTube, “Mirëmbrëma yje”.
Ndër të tjera ai foli gjerë e gjatë për lidhjen e tij me Sarën, nga shtatzënia e deri te fundi i lidhjes së tyre, arsyet për të cilën tha se nuk i ka menduar.
Ledri: Unë dhe Sara jemi dy tipa të kundërt, gjë që na ka bërë edhe të funksionojmë si çift.
Arbana: Por çfarë nuk funksionoi?
Ledri: S’e di, as nuk jam ndalur ta mendoj dhe as nuk dua ta mendoj tani.
Ledri: Më vjen keq vetëm për Poin. Për diçka tjetër, jo.
I pyetur nëse është penduar që lidhja e tij me Sarën ka qenë kaq publike, ai tha se ishte e pamundur ta mbante larg mediave, për shkak të karrierës së tij. Megjithatë, ai u shpreh se po të kishte qenë Sara më private, ndoshta do ishin ende bashkë.