GOSS-BIZ 11 Gusht 2022, 18:40

Me shumë "qetësi dhe dashuri", fejohet ish-konkurrenti i Përputhen!

Me shumë "qetësi dhe dashuri", fejohet ish-konkurrenti i

Tashmë është fakt që ish-konkurentët e "Përputhen" e gjejnë dashurinë pikërisht kur dalin nga ky program. Kështu ka ndodhur edhe me Albi, një nga konkurrentët më të përfolur të sezonit të fundit të reality-t, protagonist i një marrëdhënie plot ulje ngritje me Alesian.

Ashtu si edhe të tjerëve, Albit i buzëqeshi fati pas daljes nga emisioni, kur fare pak kohë më pas ai na prezantoi me të dashurën e tij. E tani, pak kohë pasi na njohur zyrtarisht me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën, me shumë qetësi dhe dashuri, Albi është fejuar me partneren e tij, Hyrien.

Kjo bëhet me dije nga disa foto që janë postuar në rrjetet sociale nga ceremonia e fejesës, ku shihet cifti në një ambient festiv dhe pas tyre mund të dallosh të shkruar: “Fejesa e Albit dhe Hyries”.

Me shumë "qetësi dhe dashuri", fejohet ish-konkurrenti i

Me shumë "qetësi dhe dashuri", fejohet ish-konkurrenti i

Ne i urojmë jetë të lumtur ciftit, edhe pse padyshim do ta kenë, duke qenë se Albi në një postim të disa kohëve më parë, sërish në Instagram, kishte shkruar se ishte shumë i lumtur me vajzën që kishte në krah.

Po ashtu jemi duke menduar të hymë në Përputhen, që të pastaj të dalim edhe të gjejmë edhe ne dashurinë e jetës. 

/News31