GOSS-BIZ 10 Dhjetor 2023, 13:00

Më shpejt nga se pritej! Zbulohet kur do të martohet Dafina Zeqiri

Më shpejt nga se pritej! Zbulohet kur do të martohet Dafina Zeqiri

Menjëherë pas vitit të ri, në muajin janar, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji do t’i thonë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni private.

Lajmi është bërë i ditur nga “Prive” të cilët konfirmojnë se numri i të ftuarve në dasmën e Dafinës nuk do t’i kalojë 100 persona.

Si duket dyshja nuk kanë pritur verën si pjesa më e madhe e “VIP-ave” për ceremoninë e tyre, duke vendosur të martohen në janar ndonëse data nuk dihet akoma.

Kujtojmë që ishte vetë Dafina që konfirmoi martesën e saj duke shkruar në Instagram:

“Është zyrtare! Martohem në vitin 2024”.