GOSS-BIZ 2 Gusht 2022, 12:42
"Më në fund negative", Marina Vjollca tregon si e kaluan ajo dhe Marget Covid-in

NEWS-31
Vala e re e infektimeve me Covid-19, nuk ka "kursyer" as Marina Vjollcën. Moderatoja simpatike e "Klanifornia" ka folur ditën e djeshme me ndjekësit në Instagram për përvojën e saj me Koronavirusin. “Më në fund negative”, ka shkruar ajo krahas dy tamponeve negativë.
“E kalove me vështirësi Covid-19, çfarë simptoma pate?”, e ka pyetur një ndjekës tjetër. “Pyetjet më të shumta janë për Covid. Në fillim pata dhimbje fyti, dhimbje koke dhe shumë dhimbje trupi. Për rreth 5-6 ditë pata temperaturë 38,5-39” i është përgjigjur ajo.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse vajza e saj Marget, ishte me të gjatë karantimit. “Po na zuri të dyjave bashkë e kemi qenë të mbyllura deri sot në mëngjes”, ka treguar Marina.