GOSS-BIZ 9 Gusht 2022, 12:35

"Më ndihmoni!", Marina Vjollca kërkon sugjerimet e fansave pasi kaloi këtë problem ndërsa po hante

"Më ndihmoni!", Marina Vjollca kërkon sugjerimet e fansave

Krahas helmimit nga ushqimi, një nga problemet më të shpeshta që hasen gjatë verës është edhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes për shkak të halave të peshkut. Marina Vjollca është përballur së fundmi me këtë situatë të bezdisshme dhe nuk ka ngurruar t'u kërkojë ndihmë ndjekësve.

Në një postim në InstaStory ajo ka treguar se i ka ngecur një halë. "Çfarë të bëj kur ngec hala peshkut në fyt? Help!"-shkruan ajo.

"Më ndihmoni!", Marina Vjollca kërkon sugjerimet e fansave

Në postimin e radhës, ajo ka publikuar përgjigjet e ndjekësve të cilët pjesa më e madhe e këshillojnë që të hajë tul buke thatë, por duket se as kjo "kurë popullore" nuk ka funksionuar. 

"Mbarova një bukë të tërë e s'funksionojë,"-shkruan moderatorja krahas përgjigjeve nga ndjekësit.

"Më ndihmoni!", Marina Vjollca kërkon sugjerimet e fansave

Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort. Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme, provoni të pini ujë me kripë. Disa gllënjka të vajit të ullirit e bënë pjesën e fytit më të rrëshqitshme duke lehtësuar lëvizjen e halës drejt stomakut.