GOSS-BIZ 15 Mars 2023, 15:51

Me ndihmën e Flori Mumajesit, Efi mori surprizën më të bukur për ditëlindje

Me ndihmën e Flori Mumajesit, Efi mori surprizën më të bukur

Mbrëmjen e djeshme, nën shoqërinë e miqve, kolegëve, bashkëpuntorëve dhe njerëzve të dashur, Efi festoi ditëlindjen e saj. Një natë e mbushur me muzikë, kërcim, argëtim e shumë surpriza.

Por njwra nuk surprizat bwri diferencwn!

Në ditët e qëndrimit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Efi ishte shprehur se kënga e Flori Mumajesit “Mbaroj për ty” ishte e preferuara e saj. E pikërisht ky projekt u shndërrua në këngën e Efit.

“Ne mbarojmë për ty” ishte refreni i ri i kësaj kënge, kënduar këtë herë jo vetëm nga zëri i Florit por edhe i miqve të Efit. Ndërsa miku i saj, reperi Doza ishte kujdesur për pjesën e strofave. E shoqëruar me një videoklip me momentet gjatë incizimeve të këngës, kjo surprizë ju shfaq Efit mbrëmë në ekranin e lokalit gjatë festës së ditëlindjes.

Mes lotësh, ajo falenderoi të gjithë miqtë e saj për këtë suprizë kaq unike e vecanërisht Flori Mumajesin.

E ka dhuratë më të bukur se kjo?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Efi (@efi.dhedhes)