GOSS-BIZ 12 Janar 2022, 10:20

"Më mirë të jesh vetëm!" Donaldi dhe Beatrix i japin fund lidhjes?

"Më mirë të jesh vetëm!" Donaldi dhe Beatrix i

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në "Big Brother VIP" u fol gjatë në lidhje me çiftin Donald-Beatrix ku kjo e fundit shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e aktorit. Sipas saj ai ka qenë duke u ftohur dita ditës dhe nuk sillet më si në fillim me të.

Pas mbrëmjes, të dy kanë folur por biseda ka qenë e tensionuar dhe madje ata kanë përmendur edhe ndarjen. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet se ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe që të qëndronin vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP.

Megjithatë, vlen të theksojmë se këto fjalë kanë qenë të thëna në debat e sipër. Mbetet për tu parë nëse ata do vijojnë të jenë vetëm në "Big Brother" apo do i rregullojnë marrëdhëniet.

DISKUTIMI:

“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi.

‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.

“Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.

“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Beatriksa.

Në videot e tjera dëgjohet Donaldi që i thotë: "Mendoj se ti duhet të jesh vetëm."

/News31