GOSS-BIZ 23 Mars 2023, 09:30

Me këtë veprim Cozman na konfirmoi rikthimin me Tunën?

 

Me këtë veprim Cozman na konfirmoi rikthimin me Tunën?

Pak kohë më parë, në rrjet u aludua se Cozman dhe Tuna janë rikthyer sërish bashkë. Të tjera aludime ishin se ata janë thjesht miq dhe do të rikthehen së bashku vetëm në aspektin profesional, me një projekt muzikor.

Edhe pse ende nuk e kemi të qartë raportin e dyshes, duket se aludimet për një bashkëpunim janë mëse të vërteta. Së fundmi Tuna ka lajmëruar fansat që do të sjellë një këngë të re, duke publikuar disa foto me look-un e videoklipit. E ndër të shumtat komente, ai që tërhoqi vëmendjen ishte Cozman.

Ai komentoi në foton e Tunës me dy emoji: një bombë dhe një tym.

Me këtë veprim Cozman na konfirmoi rikthimin me Tunën?

A do të jetë bashkëpunimi i tyre një bombë? Apo Cozmanit, në fotot e fundit, Tuna i duket bombë? Këtë ende se dimë… Mbase të dyja alternativat janë të sakta.