"Më ka hyrë frika në palcë që të sjell në jetë një vajzë nesër"- Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira reagojnë pas vrasjes së 28-vjeçares

Ditën e sotme një lajm tronidtës ka ardhur nga GJermania, ku mediat e huaja kanë raportuar vrasjen e 28-vjecares Jetmira Braka, e cila mësohet se është masakruar me thikë në një parkim nga ish-bashkëshorti, 37-vjecar me origjinë nga Mitrovica. Ngjarja e rëndës ka ndodhur pasditen e së shtunës dhe autori është vetëdorëzuar në polici, ku ka rrëfyer edhe krimin, ndërsa reagimet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe nga personazhet e njohura.
Dy prej tyre kanë qenë mikeshat, Einxhel Shkira dhe Fjoralba Ponari, të cilat kanë reaguar dhe kanë ngritur zërin si gjithmonë në raste të tilla, teksa moderatorja e "Portokalli", nëpërmjet një postimi në InstaStory thotë:
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palce frika, që të sjell një vajze në jetë nesër, në një shoqëri qe vetem i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”
Nga ana tjetër Einxhel ka bërë edhe ajo një deklaratë në InstaStory, ku i shpreh ngushëllimet famijes së vajzës që "nuk pranoi t'i nënshtrohej dhunës".
“Mirdita shqipëtar nga nje tjetër mashkull me “burreri dhe autoritet”!! Ngushellime familjes së Jetmirëes!! Ngushëllime dhe një tjetër familjeje që humben vajzen e tyre se nuk pranoi t’i nënshtrohej dhunes!!”- shkruan Einxhel.
/News31