Me foton e realizuar vetëm 2 orë pas lindjes së djalit, Jonida Vokshi bën dedikimin special për të birin!

Disa muaj më parë Jonida Vokshi (edhe pse nuk duket) dhe Besnik Krapi u bënë prindër për të dytën herë, teksa erdhi në jetë djali i tyre, Ian. Që nga ai moment, cifti i artistëve publikojnë shpesh foto apo video në rrjetet sociale nga momentet e bukura që kalojnë me të birin, po ashtu edhe me vajzën, Emin, ndërsa sot Jonida ka vendosur të bëjë një dedikim për vogëlushin, bashkangjitur me një foto të papublikuar më parë.
Kështu, teksa ndan foton e realizuar vetëm 2 orë pas lindjes së Ian, një foto aspak "instagramiste" sic thotë Jonida, aktorja shprehet se i biri i ka dhënë një forcë të madhe, dicka që kur ai nuk kishte ardhur në jetë, nuk e kishte menduar, madje e kishte kapur paniku ndërsa mendonte vështirësitë e mëmësisë për të dytën herë, ndërkohë që kishte edhe mjaft angazhime.
Megjithatë, Vokshi thotë se djali jo vetëm që nuk e ka lodhur, por ja ka zbukuruar jetën dhe i ka dhënë paqe shpirtërore, edhe pse nuk është e lehtë, madje ndonjëherë dorëzohet menjëherë. Pavarësisht kësaj, pavarësisht gjithë vështirësive e emocioneve nga më të ndryshmet, për Jonidën djali është "bekim" dhe i shpreh gjithë dashurinë e mundshme "vëllait të Emit". Sa bukur!
View this post on Instagram
/News31