GOSS-BIZ 17 Janar 2022, 11:00

“Më e fortë me apo pa Dagz?”, Einxhel iu përgjigjet banorëve

“Më e fortë me apo pa Dagz?”, Einxhel iu përgjigjet


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë momente romantike brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Moderatorja dhe Dj kosovar kanë thyer akujt dhe tashmë flasin edhe për të ardhmen e tyre si çift.

Por a po e pengon marrëdhënia Einxhelin sa i përket lojës?

Në suitë, ku disa nga banorët po shijonin një mbrëmje meksikane, Iliri e pyeti nëse është më e fortë me Dagzin apo vetëm.

Pasi u mendua për disa çaste ajo deklaroi se Dagzi nuk ka ndikuar në lojën e saj, përveçse e ka bërë më të lumtur.

“Unë lojën time e kam bërë njësoj, si me Dagzin si vetëm. E vetmja diferencë është që ai më bën të lumtur. Dagz vazhdon të mos jetë ‘partner në krim’ me mua. Ai nuk bie dakort për shumë qëndrime të miat, por fortësia ime në lojë nuk ka lidhje me këtë”,- u shpreh ajo.

Banorët menduan se ai e mbështet, por Einxhel tregoi rastet kur ka debatuar dhe DJ Dagz, me të cilin ka krijuar histori dashurie, nuk ka ndërhyrë.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Momentin që kam bërë debat me Ilirin, nuk ka ndërhyrë. Dhe në momentin që Dagzi ka bërë debat me Ilirin, nuk i kam ndërhyrë. Këtë sigurisht që e vlerësoj.
Iliri: Dagzi të lë të flasësh.
Einxhel: Me një natyrë si puna ime, nuk ka nevojë të më ndërhyjë Dagzi të më mbrojë apo të më mbajë anën.
Donald: Pse ka nevojë që ti ta mbrosh?
Einxhel: As Dagzi nuk ka.
Donald: Dagzi nuk është përfshirë në asgjë.

/News31